Kultivoi kanabis në afërsi të banesës, pranga 42-vjeçarit në Thumanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2024, 10:17
Një 42-vjeçar është arrestuar në Thumanë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plant 5”.
Gjatë kontrolleve të policisë në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë kanabis.
Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.