Vota e Diasporës/ Lleshi: Politika nuk e do se i kontrollon dot, nuk po respektohet vendimi i Kushtetueses

Përmes një lidhjeje Skype, Arilda Lleshi, aktiviste, u shpreh se politika nuk ka dëshirë që të bëjë votën e diasporës sepse nuk e ka në dorë ta kontrollojnë.

Lleshi: Politika nuk ka dëshirë që të bëjë votën e diasporës sepse nuk e ka në dorë ta kontrollojnë. Shqiptarët jashtë vendit janë të lirë ekonomikisht. Po ashtu bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve. Sipas Censit janë rreth 2.2 milionë banorë jashtë vendit.

Gjysma e popullit jeton jashtë vendit dhe kjo mund t’i ndryshojë balancat politike në vend. Politika nuk e do votën e diasporës. Janë të njëjtat figura që merren me reformën zgjedhore dhe nuk respektojnë vendimin e Gjykatës kushtetuese.