Gazetarja Hysenllari: T'u thuash shqiptarëve që Tik Toku duhet mbyllur, është sikur t'u thuash që do të të heq ujin për të pirë
Gazetarja, Katerina Hysenllari e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ti thuash shqiptarëve që Tik Toku duhet mbyllur, është sikur ti thuash do të të heq kaq sasi uji në ditë për të pirë.
Hysenllari: Ti thuash shqiptarëve që Tik Toku duhet mbyllur, është sikur ti thuash do të të heq kaq sasi uji në ditë për të pirë.
Është bërë shumë jetike.
Sepse duhet të tregohemi të kujdesshëm edhe për cilin target grup po flasim.
Nëse flasin për moshën deri në 20 vjeç, pjesa më e madhe e tyre sapo kthehen nga shkolla, mos të them edhe në shkollë ku janë atje diskutimi kryesor është pikërisht për këto rrjete sociale.
Pastaj nëse flasim për pjesën tjetër, padyshim që edhe angazhimet në punë ta reduktojnë kohën që ti mund ta kalosh në rrjetet sociale.
