Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen dy persona në Shkodër

Dy persona janë arrestuar në Shkodër. Konkretisht bëhet fjalë për një 61-vjeçar i cili është vënë në pranga pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dhe një 47-vjeçar, të cilët janë arrestuar pasi drejtuan automjetin në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit:

Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Grizhe, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; M. G., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.