Sipërmarrësja Jori Mersin: Puna ime pa rrjetet sociale merr fund, ato më japin klientë dhe shitje

Sipërmarrësja, Jori Mersin e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se rrjetet sociale i japin klientë dhe shitje në fund të ditës në biznesin e saj.

Mersin: Puna ime pa rrjetet sociale merr fund them unë. Unë jam në tregun imobiliar, jam në Real Estate.

Normalisht puna ime ka një lloj marrëdhënie po them kështu me marketingun e rrjeteve sociale shumë të lidhur.

Sepse janë rrjetet sociale ato që më japin suport.

Ato që më japin mua klientë.

Ato që  mua më japin shitje në fund të ditës.

Sepse çdokush nga ne gjatë gjithë kohës jemi në celularët tonë.

Normalisht informacionit sot është shumë herë më i shpërndarë në online.