Progni: Rrjetet sociale janë kthyer në mënyrë jetese, e pamundur që t'i shmangesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 21:20
Eksperti i IT-së, Genti Progni i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se rrjetet sociale janë kthyer në një formë jetese dhe që është e pamundur që ti shmangesh.
Progni: Është kthyer në një mënyrë jetese.
Pra është e pamundur që ti shmangesh.
Nëse shmangesh nuk do jesh në hapat e kohës, në hapat e biznesit.
Është kthyer në një mënyrë jetese që është e pamundur që ti dalësh kundër.
Mënyra se si po pompohen informacionet dhe po shtohet kjo doza e varësisë, bëhet shumë e vrullshme dhe shumë e dhunshme.
Të gjitha këto kompani që investojnë në këto rrjetet sociale apo në faqe webi synimin e kanë fitimin.
Dhe ata do përdorin çdo gurë që të materializojnë sa më shumë atë klikueshmërinë që kanë.
