Filma dhe muzikë në Kukës, Kinemaja shëtitëse gjallëron netët e verës me art

Tri netë verë ndryshe në Kukës.

Filmat shqiptare dhe muzikë.

Kinemaja Shëtitëse solli një formë ndryshe argëtimi në qytetin verilindor.

‘’Ne sjellim nga afër filmat e fundit të kinemasë shqiptare, bashkë me këngëtarë të njohur të cilët performojnë para ekranit.

Kolona zanore të ndryshme të filmit shqiptare dhe jo vetëm.

Këngëtarja e njohur Myfarete Laze ishte pjesëmarrësja speciale e natës së parë.

Vlerësoi nismën që i jep gjallëri artistike qytetit ku ka kujtime të hershme të karrierës së saj.

‘’Ruaj kujtimet më të mira nga Kukësi sa herë që kam bërë koncerte dhe vij me kënaqësi’’.

Kinemaja shëtitëse nisi rrugëtimin e saj me shfaqjen e filmit “Lulëkuqet mbi mure”, ndërsa këngëtar të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë para ekranit të kinemasë edhe kollona zanore nga filmat tanë të njohur shqiptar.