FOTO+VIDEO/ Tensione te protesta e opozitës, Berisha nis fjalën, protestuesit ''djegin'' Kryeministrinë me molotov
Kanë nisur tensionet në protestën e opozitës para kryeministrisë, ku kërkohet qeveri teknike dhe lirimi i Sali Berishës nga arresti në shtëpi.
Pas fjalës së presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, fjalën e mori kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Pikërisht sapo ish kryeministri Berisha nisi fjalën, protestuesit e mbledhur në shesh nisën të hidhnin molotov drejt policisë dhe godinës së kryeministrisë.
Protestuesit hodhën disa bomba molotv, aq sa arritën t'i vendosin flakën për pak momente derës së kryeministrisë.
Ndërkohë, forca të shumta policore kanë krijuar tashmë kordonët dhe po u bëjnë thirrje protestuesve që ta ndërpresin sulmin.
“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar,” është kjo thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë."
Dy janë kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverisë teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.
Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Flamur Noka, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku janë disa nga zyrtarët e PD-së që janë pjesë e protestës.