“Unë jam zbuluar, kontrata”/ Ministria e Turizmit ngriti shqetësimin për prokurimin e aktivitetit 2 herë me fondet e BE-së

Për tenderin e SASPAK u angazhua edhe kompania e Adriana Beqajt.

Katër muaj pas festës, u ndanë çantat me vaj ulliri e shafran.

Vera e ftohte u fal nga Kantina Duka, uji nga Koka Kola.

Ish ministri I shëndetësisë kishte përfshirë bashkëshorten dhe miqtë e ngushtë për të kanalizuar fondet nga Agjencia SASPAK. Në përgjimet e SPAK zbulohet tentative për të kopsitur letrat shumë muaj pas aktivitetit, por edhe frika e ministres së turizmit se do të dilte zbuluar nga kontrata. Gjithashtu për të pasur më pak shpenzime, vera dhe uji rezulton të kenë qenë të dhuruara

Dosja e SASPAK me të cilën akuzohet ish ministri I shëndetësisë, zbardh fijet e miqve dhe familjes së Ilir Beqaj, të përfshirë në përfitimin nga fondet IPA III. Në doskumentet e SPAK shfaqet dhe kompania e bashkëshortes së tij, Adriana beqaj.

Sipas hetimeve edhe pse festa për të cilin ishin bërë dy tendera, u realizua në prill kompania Albania Ionian Coast Olive Oil – AICOO, I furnizon në gusht me çanta ku do të vendosej një shishe vaj ulliri dhe vazo me shafran dhe një bllok. Madje nga përgjimet rezulton se ka qenë miku I ilir beqajt Ermal Kurtulaj që koordinonte veprimet dhe që kishte informacion të plotë.

Për të shmangur problemet, 5 muaj pas aktivitetin, personat e përfshirë angazhohen për të kopsitur letrat. Madje për këtë në ditë të dielë nxjerrin në punë një prej punonjësve të SASPAK. Në bisedë mes tyre edhe përmes batutave thuhet se disa gjëra të vogla do të mbesin për tu mbyllur edhe tek shefi.

Një tjetër detaj është zbuluar kur përgatiteshin dy prokurimet. Ermal kurtulaj, rezulton të kishte dijeni mbi zhvillimin, dhe ku bisedon me Bledar Lekën thotë se ministrja I kishte ngritur shqetësimin se ishte zbuluar me kontratën

 Por temperature e nxehtë I bën të flasin edhe për tu freskuar

“Jo po është msu ky, noshta ajri I degitit, dëgjo, ky është msy me nejt jasht ke liqeni, mund t rrije edhe në det, aty aty”, është një prej komunikimeve të zbuluara nga spak.

Në dosje po ashtu thuhet se për të mbuluar shpenzime priteshin fatura të vogla nga kompani të ndryshme

Madje për të ulur shpenzimin, dhe për të rritur fitimin janë përdorur sponsorizimet. Në festë ka qenë kantina duka që ka ofruar verë por edhe koka kola I ka bërë donacion ujë.

Në bisedat e përgjuara një Ermal Kurtulaj kërkon të të sqarohet se si do jetë pija, ndërsa Alfred Nikolla i përgjigjet se nga kantina Duka do të vijë verë e kuqe në në tre lloje dhe një e bardhë. Por për më shumë Kurtulaj i kërkon që kantina Duka tu mundësojë edhe një frigorifer për të mbajtur verën e ftohtë, biseda këto të zhvilluara në  fillim të muajit prill.

Në dosjen e prokurorisë për hetimet e fondeve të SASPAC ministria e Turizmit shpreh shqetësim për prokurorimin e një aktiviteti për të cilën është hapur edhe nga agjencia por edhe nga vete ministria.

Kjo zbulohet në bisedat që Ermal Kurtulaj bën më Bledar Lekën, ekspertin e kontraktuar, rezulton se flasin për shqetësimin e Ministres ne lidhje me kontratën.

Konkretisht biseda e datës 20-03-2023 14:13:27 mes A (Ermal Kurtulaj) dhe Speaker B  (Bledar Leka), me përmbajtje:

A: O Bledi?

B: He mo vlla ? Ça bere?

A: Mire, ca bone ti?

B: Hiç, ja me kto takimet, ishim me ministren deri vone.

A: Po pra, po i ka shkrujt atit "po un jam zbuluar, kontrata", seç i thotë i gjo. Po nejse. Gjithsesi.

B: Kush?

A: Po ministrja mo burr.

Sipas SPAK shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas  çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landëays  International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim Alfred Nikolli.