Balliu: Bashkia është kthyer në bashkinë e Ndraghetës, pa arrestuar Erion Veliajn nuk mund të ketë drejtësi
Demokrati Klevis Balliu falënderon të gjithë protestuesit të cilët siç thotë ai po përballen me një pushtet të korruptuar dhe të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale.
Përmes rrjeteve sociale, Balliu, thekson se bashkia e Tiranës është kthyer në bashkinë e Ndraghetës dhe, siç thotë ai, pa arrestuar Erion Veliajn nuk mund të ketë drejtësi.
REAGIMI I PLOTË I BALLIUT
Dua të shpreh mirënjohje të thellë për secilin prej këtyre qëndrestarëve, të cilët përballen me një pushtet të korruptuar dhe të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale.
Jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Kjo bashki është kthyer në bashkinë e Ndraghetës.
Kjo bashki është kthyer në bashkinë e familjes, ku daja e Erion Veliajt, vjehrra e Veliajt, bashkëshortja e Veliajt merr para. Pa arrestuar Erion Veliajn nuk mund të ketë drejtësi.
Kjo opozitë do të qëndrojë sot dhe me 11 korrik kundër këtij pushteti të drogës për të larguar narkoshtetin dhe për të kthyer shtetin ligjor për këtë komb të denjë.
Po protestojmë jo për interesa personale, por për Shqipëri, për të ardhmen e brezave.
Për drejtësinë, që në burg të shkojnë pushtetarët e korruptuar dhe jo ata që denoncojnë.



