I akuzuar për masakrën e Lushnjes/ GJKKO lë në fuqi masën “Arrest me burg” për Laert Haxhiun

Gjykata e posaçme ka lënë në burg Laert Haxhiun i dënuar nga shkalla e pare me burg përjetë për masakrën e Lushnjës ku mbetën viktimë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Një tjetër masë e vendosur ndaj tij është ajo e arrestit në burg pasi i penduari i drejtësisë Artan Tafani tregoi krime që e implikojnë edhe në to.

Mësohet se në seancë vetë Haxhiu dhe avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues edhe për ngjarjen e Lushnjes dhe për dëshmitë e Tafanit, ku ata pretendojnë se nuk kanë njohje me të.

Pak muaj më parë shkalla e parë tha dënimin përfundimtare për të ashtuquajturën masakra e Lushnjës. i njohur si “rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën si dhe plagosi Marjus Xhepexhiun dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.

Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Bashke më Haxhiun burg për jetë u dënuan për jete edhe dy shokët Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Tashmë në SPAK dhe një tjetër procedim kundër 31-vjecarit.

Artan Tafani bashkëpunëtori i tij në disa krime tregoi para prokurorisë 16 ngjarje mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi ku pjese e tyre ishte edhe i ekstraduari nga Greqia Laert Haxhiu.