Incineratori grup kriminal/ Simixhi kthet në burg, SPAK ka ngritur tjetër akuzë për koncesionin e Tiranës

SPAK është duke e hetuar si grup i strukturuar kriminal dosjen e landfillit dhe incineratorit në tiranë. Akuza është zbuluar nga gjykata e apelit e cila ka kthyer në qeli Namik Simixhiun një nga anëtarët e Komisioni të Prokurimit.

Ka qenë prokuroria e posaçme e cila ka ankimuar lirimin e tij nga qelia në qershor të këtij viti, ndërsa ka marrë mbështetjen e shkallës së dytë të gjyqësorit

Për incineratorin e Tiranës në pranga janë vënë ish drejtori i infrastrukturës në bashkinë e Tiranës Taulant tusha si dhe Erjon Murataj, Bledar Karoli, Namik Simixhiu e Jetmir Llapaj.

Ndërkaq mësohet se hetimet vijojnë për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në hetimin e aferës së mbetjeve në kryeqytet. Kjo është dosja e dytë që procedohet si grup i strukturuar kriminal në këtë bashki.

Më herët është mësuar se gjykata e apelit i ka kërkuar SPAK që të konsideroj si grup kriminal edhe dosjen 5D, ku protagonistët kryesor konsiderohen dy ish drejtorët e tjerë të bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Sipas prokurorisë së posaçme kompania 5 d ishte regjistruar në emër të tjetër personi por faktikisht e kishin Molla e Qato të cilët edhe i jepnin tendera.