Aksidentet rrugore rriten 47% për janar-maj, por ka më pak humbje jete...
Gjatë muajit maj vetëm 9 persona kanë ndërruar jetë nga askidentet rrguore, të gjithë meshkuj. Krahasuar me një vit më parë gjatë këtij muaj janë shtuar aksidentet, por fatmirësisht ka pasur më pak viktima.
Muaji maj ka regjistruar më shumë aksidente në rrugët e vendit por më pak viktima karahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të Instat në këtë periudhë u regjistruan 126 aksidente rrugore, 28 më shumë se viti i kaluar, dhe 3 më tepër krahasuar me muajin prill.
9 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve rezultojnë të gjithë meshkuj dhe asnjë viktimë femër.
Në 86.5% e rasteve të aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelles së drejtuesve të mjetit. Sërish me problematikët në timon mbeten të rinjtë e moshave 25 deri ne 35 vjeç, duke zënë gati 29.4% të totalit të aksidenteve.
Marre sipas ditëve të javës, duket se e shtuna dhe e enjtja janë ditët të cilat kanë numrin më të lartë të përplasjeve me 19.8%, ndërsa më pak kanë ndodhur të dielave me 7.9%
Në harkun kohor, numri më i lartë i aksidenteve kanë ndodhur përgjatë orarit 19:00 deri në 00:00, duke zënë pjesën më të madhe të tyre.
Sipas qarqeve Tirana, mbetet më problematike për numrin e aksidenteve dhe të plagosurve, ndjekur më pas nga qyteti bregdetar kjo edhe për shkak të shtimit të fluksit të qarkullimit gjatë sezonit veror.
Marrë si 5 mujor vdekshmeria në aksidentet rrugore në raport me popullsinë është 10.1% për 100 përplasje, nga 16.9% që ishte në të njejtën periudhë të një viti më parë.