Blushi: Nuk ka drejtësi në këtë vend pa ndaluar dy kokat kryesore të krimit të organizuar, Ramën e Veliajn
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestën qytetare para bashkisë së Tiranës, është shprehur se nuk ka drejtësi në këtë vend pa ndaluar dy kokat kryesore të krimit të organizuar, Edi Ramën e Erion Veliajn.
‘Ne jemi sërish sot këtu dhe do të jemi deri ditën që këta hajdutë të lirojnë godinat e shtetit, të përfundojnë në burg, kur ky grup i strukturuar kriminal me në krye Erion Veliajn të marrë ndëshkimin e merituar.
Jemi ndoshta vendi i fundit në Europë dhe botë ku krimi mbrohet me policë. Kjo tregon dhe njëherë fytyrën kriminale të këtij narkoshteti që ka kapur dhe sistemin e drejtësisë.
Në asnjë vend të botës demokratike, një hajdut dhe një organizatë kriminale si kjo në bashkinë e Tiranës nuk mbrohet me forca speciale policie dhe një drejtësi e kapur.
Të gjithë ata që entuziazmohen nga rezultatet e drejtësisë me regji, ju themi e keni gabim. E keni gabim sepse një organizatë kriminale ka kryetarin e saj, dhe kjo në bashkinë e Tiranës ka një kryetar dhe ky është Erion Veliaj.
Nuk ka drejtësi duke arrestuar vetëm drejtorë dhe ish-ministra që me ndërgjegjie bëjnë burgun për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
SPAK duhet të përgëzohet vetëm atëherë kur të arrestojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ndryshe kemi të bëjmë me një strukturë drejtësie të kapur nga Rama, aleate me të dhe Veliajn dhe partnerë të tyre në krim.
Nuk ka drejtësi në këtë vend pa ndaluar dy kokat kryesore të krimit të organizuar, pa arrestuar Erion Veliajn, i cili duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë.
Pa arrestuar Edi Ramën që ka firmosur 17 vendime për inceneratorët për dy orë. Në çvend demokratik ndodh kjo, që kjo drejtësi nuk sheh krimet, që kjo drejtësi mbyll sytë para kullave të drogës dhe mafies së plehrave ka marrë peng bashkinë e Tiranës’, tha ndër të tjera, Tedi Blushi gjatë fjalës në protestën e 15 qytetare te bashkia e Tiranës.