Hezbollahu sulmon Izraelin, 18 ushtarë të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 14:52
Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan të dielën mbrëma se 18 ushtarë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, pas një sulmi me dron të nisur nga Hezbollahu i cili mbështetet nga Libani.
Objektivi i Hezbollahut ishin pozicionet e ushtrisë izraelite në lartësitë e pushtuara të Golanit.
Forcat Ajrore izraelite u përgjigjën me sulme kundër pozicioneve të Hezbollahut në Libanin jugor.
Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, pothuajse çdo ditë ka pasur armiqësi midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.
