Ukraina ofensivë masive me dronë, vdes 4-vjeçarja në Belgorod të Rusisë, plagoset familja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 07:59
Një vajzë katërvjeçare vdiq dhe katër anëtarë të tjerë të familjes së saj u plagosën pasi një dron ukrainas goditi makinën e tyre në rajonin Belgorod të Rusisë mbrëmë, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov, raportojnë mediat e huaja.
Po ashtu mësohet se në këtë rajon pati dhe 9 sulme me dronë nga ana e Ukrainës si dhe dy në zonën e rajonit të Kursk.
Në total, mbrojtjet kundërajrore ruse shkatërruan 36 mjete ajrore pa pilotë të forcave të Kievit mbrëmë.
