VAPE ME RECETE/ Australia, vendi i parë që ndalon shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive

Australia është bërë vendi i parë që ndalon shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive, në përpjekje për të frenuar përdorimin në masë të tyre nga të rinjtë.

Ligjet e reja hynë në fuqi këtë të hënë, detyrojnë klientët të kosnultohen me farmacistin përpara se tu lejohet blerja.

Ndërsa personat nën 18 vjec duhet të kenë një recetë mjekësore.

Prodhimi vendas, furnizimi, posedimi dhe reklamimi i vapave të disponueshme dhe jo terapeutike janë të ndaluara sipas reformave të vendit.

Përveç kufizimit të shitjes, rregullat e reja gjithashtu kufizojnë përqendrimin e nikotinës dhe shijet e rimbushjes së cigareve elektronike.

Avuj do të kenë paketim të thjeshtë dhe shijet do të kufizohen në duhan, mentol dhe nenexhik.

Ligji u miratua pas një vonesë prej 3 muajsh, pasi rreth 22% e australianëve të moshës 18 deri në 24 vjeç kanë përdorur një cigare elektronike të paktën një herës, sipas të dhënave.

E njohur për ligjet e saj të rrepta kundër duhanit dhe gjithashtu taksimin e rreptë të produkteve tymuese, Australia në fillim të vitit ndaloi shumicën e importeve vape-ve.

Importuesit tani do të duhet të aplikojnë për një licencë nga bordi qeveritar i kontrollit të drogës dhe qeveria thotë se masa do të reduktojë përdoruesit me qindra mijëra. Por kritikët nga ana tjetër kritikët shprehen se rregullat e reja do të nxisin marrjen në rrugë të jashtëligjshme.