Le Pen “fshin” Macronin, Burimi: Presidenti i Francës ndërmori një aventurë tepër të rrezikshme politike

Blloku makronist është fshirë praktikisht, deklaroi  Marine Le Pen, partia e së cilës doli shumë përpara kampit të Emmanuel Macron në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative në Francë të dielën.

Në një intervistë me skype në studion e lajmeve në “Ora News” gazetari dhe analisti Genc Burimi solli të rejat që vijnë nga politika franceze pas këtij dështimi të partisë së Macron, e cila u rendit e treta në votimet e së dielës.

“Së pari kjo është një disfatë e jashtëzakonshme për atë që ndërmori këtë aventurë tepër të rrezikshme politike, siç është Macron.

Dhe jo vetëm që doli i treti në këto zgjedhje, por doli sa gjysma e numrave që ka aktualisht në parlament, dhe kjo i bie që “për vetullat të heqësh sytë”.

Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë surprizë në këto zgjedhje, pasi ajo zonjë që fitoi në PE arriti sërish numrat e paralajmëruara. Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë surprizë të surprizës, pasi vetë Le Pen nuk arriti një shumicë absolute për të krijuar e vetme qeverinë.

Dhe nuk e besoj që në raundin e dytë të ketë ndonjë përmbysje të rezultatit të këtij raundi”, u shpreh ndër të tjera gazetari Genc Burimi.