HORROR në Gjermani/ Burri sulmon njerëzit me acid, 9 të plagosur, mes tyre zjarrfikës dhe oficerë policie

Nëntë persona janë plagosur në një sulm me acid në një kafene në qytetin gjerman të Bochum.

Policia lokale tha se një burrë “hyri në kafene rreth orës 15:25. dhe derdhi një lëng acid mbi një mysafir të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme” duke e lënë viktimën “të plagosur rëndë”.

Një kamariere dhe një grua e ulur pranë burrit u plagosën gjithashtu, si dhe katër oficerë policie dhe dy zjarrfikës, pasi u thirrën në vendngjarje.

Agresori u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më pas. Policia thotë se motivi është i paqartë dhe hetimet po vazhdojnë.