Portieri gjeorgjian e tepron: Kvara më i mirë se të gjithë spanjollët

Gjeorgjianët po përjetojnë një ëndërr të bukur.

Europiani i parë në histori dhe menjëherë kalim i fazës së grupeve, me skuadrën e Willy Sangol që do të luajë kundër Spanjës të dielën.

Dueli i raundit të 1/8-ve është një mision tepër i komplikuar, por te Gjeorgjia nuk e njohin fjalën frikë.

Madje tentojnë të “kërcënojnë” spanjollët me “yllin” Kvicha Kvaratskhelia.

Për mua Spanja është favoritja e madhe për fitimin e Europianit.

Ne jemi një vend i vogël, por me një zemër të madhe.

Duhet të luftojmë sa më shumë në fushë.

Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi për Marca portieri Giorgi Mamardashvili, i cili aktivizohet në La Liga me Valencian.

23-vjeçari, i cili po shkëlqen në Gjermani 2024, ka një koment edhe për Kvaratskhelian: “Mendoj se është më i mirë se e gjithë Spanja bashkë”.