Zvicër-Itali/ ''Helvetët'' dominojnë dhe e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Në “Olympiastadion” të Berlinit po luhet ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve të Euro 2024 mes Zvicrës dhe Italisë.

Zvicra luajti më mirë në pjesën e parë dhe rastet për gol u konkretizuan në minutën e 37-të.

Freuler në minutën e 37-të ndëshkoi Donnarummën, duke kaluar zviceranët në avantazh, 1-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.