Çfarë mendoni, kush fiton sonte: Zvicra apo Italia?

Gazetari i Deutche Welle, Bahri Cani, ka hedhur sot një postim me këtë pyetje që u intereson shumë edhe tifozëve shqiptarë, pavarësisht se ekipi ynë kombëtar e mbylli rrugëtimin e tij në EURO 202. 

"Çka mendoni, kush fiton sonte: Zvicra apo Italia? - shkruan z. Cani. - Sonte fillon faza përfundimtare e Kampionit Evropian në futboll me ndeshjen Zvicër - Itali, në ora 18:00.

E di që Italia ka ndoshta shumë tifozë shqiptarë, përkundër faktit që Shqipëria është eliminuar pikërisht duke i "falënderuar" humbjes nga italianët, por unë përfundimisht sonte jam me Granitin, Xherdanin dhe "schwizat" e tjerë. Zvicra në ndeshjen me Gjermaninë ka barazuar, ndërsa ka fituar kundër Hungarisë dhe ka barazuar me Skocinë.

E Italia ka mundur Shqipërinë, ka humbur nga Spanja dhe ka barazuar në sekondat e fundit me Kroacinë.

Çfarë mendoni ju, kush ka më shumë shanse sonte? Sa për mua: Hopp Schwiiz!" përfundon gazetari i mirënjohur.