Menaxheri i futbollit, Mezi: Strakosha në negociata me klubin e madh në Francë, për Asanin problem mbetet...

Menaxheri i futbollit, Serxhio Mezi në një lidhje direkte me ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Euro Ora’’ në Ora News u shpreh se Strakosha është në negociata me klubin e Marseille në Francë, kurse për Jasir Asanin ka interes nga disa klube por pengesë po bëhet ekipi i tij nga Koreja.

Mezi: Unë informacione kam se ai (Strakosha) është në negociata në Francë, në Ligën e parë të Francës.

Unë them që janë avancuar shumë tek Marseille edhe ta jap eksluzivisht për emisionin tuaj.

Kurse do të ndalesha pak edhe Jasir Asani.

Jemi në negociata, unë personalisht jam për tek Napoli mirëpo i vetmi problem është klubi në Kore.

I vetmi problem është klubi nga Koreja.