Gati 39 milionë paund, Bayern bën lëvizjen përfundimtare për portugezin

Bayern Munich nuk heq dorë nga Joao Palhinha, mesfushori portugez që dy edicionet e fundit i kaloi në Premier League me Fulhamin.

28-vjeçari u tentua nga bavarezët edhe gjatë merkatos dimërore, ndërkohë që vera cilësohet si momenti i duhur për të siguruar shërbimet e tij.

29 ndeshje dhe 2 gola numëron mesfushori me tiparë mbrojtëse me kombëtaren e Portugalisë, teksa është pjesë e skuadrën luzitane në Euro 2024.

Drejtuesit e Bayernit e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin dhe po presin marrëveshjen finale me Fulhamin.

Ky është propozimi i fundit i Bayernit, që nuk ka ndërmend të paguajë asnjë cent më shumë për mesfushorin cilësor.