Do bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori, Barcelona refuzon 250 milionë euro për Yamal
Zëvendësimi i Kylian Mbappe është një mision pothuajse i pamundur, por te PSG i kanë idetë e qarta.
Dhe kampionët e Francës kanë piketuar Lamine Yamal si pasuesin perfekt të “yllit” francez.
Spanjolli 16-vjeçar, i ka bërë të gjithë për vete me performancat e tij fantastike si te Barcelona ashtu edhe te kombëtarja e Spanjës.
250 milionë euro është oferta që vjen nga Franca për kartonin e adoleshentit të talentuar katalanas, propozim që është refuzuar menjëherë nga presidenti Joan Laporta.
Pasi Yamal është i paprekshëm dhe cilësohet si e ardhmja e ndritur e klubit historik spanjoll.
Presidenti Laporta lajmëroi kohë më parë se kishte refuzuar 200 milionë euro për shërbimet e Yamal gjatë muajit mars.
Ofertë që erdhi nga drejtuesit e PSG-së, të cilët kanë shtuar edhe 50 milionë euro të tjera, por sërish “jo” e prerë nga kampin katalanas.
Klauzola e shitjes së talentit është 1 miliard euro. Ndërkohë, transferimi rekord vijon të jetë Neymar, i cili në vitin 2017 kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.
