Dëmtimi i frikshëm në duelin ndaj Skocisë, sulmuesi i Hungarisë lë spitalin dhe kthehet në shtëpi

Lajme pozitive në lidhje me shëndetin e sulmuesit të Hungarisë, Barnabas Varga që pësoi një dëmtim të frikshëm ndaj Skocisë, duke humbur ndjenjat, ndërkohë që ditën e sotme, futbollisti ka lënë spitalin e Shtutgartit dhe është rikthyer në shtëpi. 

Varga  theu disa kocka të fytyrës dhe pësoi një tronditje pasi u përplas me portierin skocez Angus Gun.

29-vjeçari ishte në telashe dhe i është nënshtruar një operacioni.

Ndërkohë për fat të mirë, ditën e sotme sulmuesi i Ferencvaroshit është rikthyer në shtëpi.  

Kujtojmë që Hungaria siguroi kalimin në fazën 1/16 të Kampionatit Europian, pasi përfundoi e treta në Grupin A, pas Gjermanisë dhe Zvicrës.