Ndodh barazimi që pritej në Rumani-Sllovaki, kualifikohen të dy ekipet. Belgjika kalon si e dyta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 20:01
Katër skuadra me nga po kaq pikë në grupin E, aty ku festojnë Rumania, Belgjika dhe Sllovakia, ndërkohë që mbetet jashtë Europianit Ukraina, pavarësisht se e mbylli fazën e grupeve me të njëjtat pikë si rivalët.
Në barazim 0-0 u mbyll dueli Ukrainë-Belgjikë, me minutat e fundit që ishin shumë të bukura, pasi të dyja skuadrat po tentonin fitoren.
Pa fitues edhe dueli tjetër mes Rumanisë dhe Sllovakisë.
Rezultati 1-1 gëzoi dy kampet, që festuan në fund avancimin në raundin e 1/8-ve.
Belgjika si vendi dytë, gjen Francën përballë në një finale të parakohshme, ndërkohë që Sllovakia do të ndeshjet me Anglinë ose Spanjën