Të katërta ekipet me nga tre pikë, ja formacionet zyrtare të dy ndeshjeve të fundit të grupit E

Grupi E i Euro 2024 është më intriguesi për sa u përket  kombinimeve të rezultateve.

Janë katër ekipe me nga tri pikë dhe në ndeshjet e raundit të tretë, që nisin në orën 18:00, gjithçka është e hapur.

Sllovakia është aktualisht e treta dhe duhet të fitojë kundër Rumanisë për të garantuar vendin e dytë, megjithëse një barazim do ta rendiste mes ekipeve të treta më të mira.

Ukraina, nga ana tjetër, renditet e fundit falë golaverazhit më të dobët, çka do të thotë se vetëm fitorja e ngjit të paktën në vendin e dytë.

Barazimi do ta kualifikonte si një mes vendeve të treta më të mira, nëse ndeshja mes Sllovakisë dhe Rumanisë nuk përfundon pa fitues.

Të katërta ekipet me nga tre pikë, ja formacionet zyrtare të

Të katërta ekipet me nga tre pikë, ja formacionet zyrtare të