Copa America/ Argjentina në ankth, dëmtohet Messi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 17:57
Pavarësisht fitores ndaj Kilit, në Argjentinë ka një shqetësim të madh për rrugëtimin në “Copa America”.
Scaloni është i shqetësuar për gjendjen e yllit të skuadrës së tij, Leo Messit, i cili mori një goditje gjatë ndeshjes, që ekipi i tij e fitoi me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez.
“Ndjeva siklet në kofshën e djathtë. Isha i tensionuar, por arrita ta përfundoja ndeshjen.
Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Messi pas ndeshjes.