Një gjyqtar humb ndjenjat nga vapa në ndeshjen Peru - Kanada…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 17:44
Humberto Panjoj, ndihmës arbitri i ndeshjes ndërmjet Perusë dhe Kanadasë (0-1), ka pësuar shqetësime në fund të pjesës së parë, natën e së martës duke gdhirë e mërkurë, në Kansas City (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Anësori guatemalas u rrëzua, ndërkohë që Maxime Crépeau, portieri i Canucks, i cili kërkoi me shpejtësi ndërhyrjen e një ekipi mjekësor.
I trajtuar në buzë të fushës, ai u rikthye në këmbë për pak kohë, por iu desh të evakuonte stadiumin me barelë. Në stadium, temperatura ishte pak më shumë se 33 gradë, me lagështi 53 për qind. Në kohën kur filloi loja, ishte ora 17:00 në shtetin e Misurit, në mes të vendit amerikan.