Reagon Rumania me penallti, rikthen baraspeshën me Sllovakinë

Në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit po luhet ndeshja e xhiros së tretë të Grupit E mes Sllovakisë dhe Rumanisë.

Në minutën e 24-t zhbllokohet rezultati.

Sllovakia kalon në avantazh me golin e shënuar nga Duda.

Rumania reagon shpejt dhe në minutën e 37-të barazon me golin e Marin me 11-metërsh.