FOTO/ Fjalë zemre në rrjetet sociale, Broja dedikime për dy talentet e Kombëtares

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja i ka dedikuar disa fjalë zemre nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, Mario Mitajt dhe Ernest Muçit, pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024.  

Të 3 këta futbollistë kanë qenë së bashku te moshat, që nga ekipi U19 deri te Shpresat U21, teksa talenti i Çelsit ka bërë një gjetje tepër speciale duke u thurur elozhe kuqezinjve: 

STORY I BROJËS PËR MITAJN: 

“Vëllai im mbaje kokën lart. Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja këtë eksperiencë me ty brenda dhe jashtë fushe.

Çfarë performance në të gjitha ndeshjet, vetëm fillimi për ty o ylli i ri.

Mezi pres për më shumë kujtime së bashku në këtë Kombëtare. Krenar për ty vëlla, e meriton”. 

STORY I BROJËS PËR MUÇIN: 

“Të kam njohur për kaq shumë kohë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në Kombëtare me ty.

Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh. Vëlla, të premtoj se koha jote do të vij 100%.

Thjeshtë vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi sërish për Kombëtaren siç bënim te U19-a. Kaq shumë dashuri për ty vëlla”. 

FOTO/ Fjalë zemre në rrjetet sociale, Broja dedikime për dy

FOTO/ Fjalë zemre në rrjetet sociale, Broja dedikime për dy