Kushtetuesja "Disiplinon" Kuvendin, Logu: Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit duhen diskutuar
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 10:49
Juristi, Marash Logu në një intervistë në Ora News u shpreh se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit duhen diskutuar.
Logu: Në tetor të 2023 ka pasur një qasje protestuese të deputetëve të opozitës dhe mazhoranca miratoi disa ndryshime krejt të njëanshme në rregulloren e Kuvendit.
Masat në çdo rast duhen të jenë proporcionale.
Nuk mund të ketë dyfishim të këtyre masave me qëllim që ti të largosh nga parlamenti deputetë të caktuar.
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit duhen diskutuar.
