Ligji për Profesionet e Lira, Xhemollari: Qeveria e miratoi në mënyrë të njëanshme

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare në një intervistë në Ora Neës u shpreh se ligji për profesionet e lira nuk ka qenë transparentë që në fillim.

Xhemollari: Kemi të bëjmë me një ligj i cili ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti pra dhe efektet e tij reale bizneset dhe qytetarët i kuptuan rreth 4 apo 5 muaj pas fillimit të zbatimit të ligjit pasi atëherë ishte moment kur erdhën këstet e pagesave të taksës dhe ky ishte një moment ku pati edhe një protestë para gjykatës Kushtetuese.

Ky është një ligj që nuk ka qenë transparentë që në fillim pasi qeveria dhe parlamenti e miratoi në mënyrë të njëanshme, nuk pati diskutime.

Ishte një ligj që unë besoj se as 1% e parlamentit ta kenë kuptuar se cfarë do ndodhte dhe si do implementohej.