Meta denoncon gjendjen e rrugës së Komanit: Lihet në këtë gjendje sepse këtu nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 13:01
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka denoncuar gjendjen e rrugës së Komanit, të cilën e cilëson ‘skandaloze’.
Meta shprehet se ajo rrugë përshkohet nga mijëra turistë, por argumenton se nuk investohet mbi të pasi në atë zonë ‘nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe bandës së tij’.
“Si mund të lihet në këtë gjendje skandaloze rruga e Komanit ku kalojnë me mijëra turistë çdo ditë për të shijuar bukuritë e Veriut të Shqipërisë?
Këtej nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe bandës së tij”, shprehet Meta.
