Bardhi përgëzon Kombëtaren për ndeshjen ndaj Kroacisë: Në Gjermani kanë shkuar deputetët elitarë që të bëjnë ekskursion

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga studioja e emisionit “Ora e Betit” komentoi rezultatin e sotëm të Kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen ndaj Kroacisë dhe uroi që ky ekip të shkojë sa më gjatë në këtë kampionat evropian.

“Për lojën që zhvilluan meritonim edhe më shumë se një barazim. Gjithsesi uroj që ky ekip të shkojë sa më gjatë në Kampionatin Evropian.

Unë nuk pata mundësi të shkoj, kam lënë këta pjesën pak më elitare të deputetëve që të bëjnë ekskursionin për në Gjermani.”, ironizoi Bardhi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE “Ora e Betit”