Kushtetuesja “kthen” Rregulloren e vjetër të Kuvendit: Deputetët problematikë nuk do përjashtohen më me 60 ditë, por...
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 15:44
Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet e njëanshme të socialistëve të Rregullores së Kuvendit.
Bëhet fjalë për përjashtimin e deputetëve për 30 ditë nëse përdorin dhunë ndaj deputetëve të tjerë.
Dhe me vendimin e saj, Gjykata thotë se ligjvënësit problematikkë do përjashtohen vetëm 10 ditë, siç dhe parashikohej nga Rregullorja e vjetër të Kuvendit.
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese në në fuqi masën disiplinore me përjashtimin me 60 ditë kur deputeti përdor lëndë piroteknike, tymuese, apo bojëra në sallën e seancave plenare.
“Shfuqizohet përjashtimi 60 ditë kur deputeti kryen veprime që mund të përbëjnë vepër penale;

Kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e vazhdueshme”, thuhet në vendim.


