''Tre Luanët'' favoritë për fitimin e EURO 2024, publikohen formacionet e sfidës Serbi-Angli
Janë padyshim favoritët absolut për fitimin e trofeut.
“Tre Luanët” e Anglisë nisin mbrëmjen e kësaj të diele aventurën e tyre evropiane, teksa në “Veltnis Arena” të Gelsenkirshenit do të përballen, me përfaqëusesen e Serbisë, në sfidën e dytë të xhiros së parë, të Grupit D, të Kampionatit Evropian të futbollit.
Sa i përket formacioneve, tekniku Dragan Stojkovic i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Rajkovic e para tij Pavlovic, Milenkovic e Veljkovic.
Në krahët e mesfushës janë Zivkovic e Kostic, me qendrën që mbulohet nga Lukic, Guelj e Milinkovic-Savic, ndërsa në sulm janë dy “bomberët”, Dusan Vlahovic e Aleksandr Mitrovic.
Në krahun tjetër, tekniku Gareth Southgate i ka rreshtuar “Tre Luanët”, me formulën 4-2-3-1, ku në portë ështe vendosur Pickford.
Në krahët e mbrojtjes janë Walker e Trippier, me qendrën që mbulohet nga Stones e Guehi.
Më të tërhequr në mesfushë pozicionohen Alexander-Arnold e Rice, ndërsa para tyre janë Bukayo Saka, Jude Bellingham e Phil Foden, ndërsa në majën e sulmit vendoset i vetëm “bomberi”, Harry Kane.

