Shorja: Goli i Bajramit na jep një shpresë për të vazhduar më tej me Kombëtaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 13:59
E ftuar në “Euro 2024” në Ora News, gazetarja Siklajda Shorja tha se gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Italinë ishte nën një tension të jashtëzakonshëm.
Shorja: Ka qenë një ndeshje që më ka mbajtur nën tension të jashtëzakonshëm, sidomos me atë golin e parë. Po flasim me një ndeshje me kampionët në fuqi. Goli i Bajramit na jep një shpresë për të vazhduar më tej. Isha në redaksi në momentin e golit.