SHQIPËRIA KËRKON DURIM BAMIN/ U arrestua në Dubai, policia nis kërkesën për ekstradim
Shqipëria do të kërkojë nga emiratet e bashkuara të kthejë në Shqipëri durim bamin e arrestuar pak ditë më parë në Dubai. Ndaj tij GJKKO ka vendosur masën e arrestit me burg nën akuzën e organizimit të vrasjes dhe grup të strukturuar kriminal. Hetimet e zhvilluara nga SPAK zbuluan aleancat mes 7 bandave dhe bisedat për eliminimin e kundërshtarëve dhe organizimin e trafikut të drogës
Policia e Shtetit ka nisur procedurat për të kërkuar kthimin nga Dubai të Durim Bamit një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë në Shqipëri. Në deklaratën për mediet konfirmohet se ai u arrestua pak ditë më parë në emirate e bashkuara me urdhër-arrestin e GJKKO-së dhe të hetimeve të SPAK.
Ndaj Bamit rëndojnë akuzat për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje, grup kriminal dhe kultivimi I bimëve narkotike.
Emri i tij së fundmi doli në dosjen revanshi, ku nga bisedat e zhvilluara në “Sky” u zbulua aktiviteti i paligjshëm.
Sipas këtyre komunikimeve së bashku me vëllezërit duka ai organizoi atentat ndaj ish deputetit Arben Ndoka dhe ndaj Ervis Martinaj, të cilat nuk u arrit të realizoheshin. Madje në dosje flitet edhe për shifra të pagesave.
Po ashtu trafiku i kokainës nga Amerika latine drejt Evropës por dhe shitja e kanabisit kanë qenë objekt i bisedave në aplikacionin “Sky” që u zbërthyen nga autoritetet franceze dhe belge.
Nga ana tjetër Ndoka dhe Martinaj komunikonin për të realizuar vrasjen e kundërshtarëve të tyre.
Në dosjen revanshi zbardhen ndër të tjera dhe marrëveshjet e realizuara ndërmjet 7 grupeve kriminale në vend dhe aleancat mes tyre si për vrasjen e njëri tjetrit po edhe për zotërimin e linjave të trafikut të drogërave.
Me dosjen revanshi SPAK kërkoi të 50 urdhër arreste, ndërsa një pjesë e emrave tashmë ndodhet në Dubai.

