Digjet një shtëpi në Vlorë, vdes një person brenda saj

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit të Vlorës.

Mësohet se brenda saj ndodhej një i moshuar, i cili nuk ka arritur dot që të dalë në kohë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse dhe një ambulancë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.