PAMJET/ Qytetari i gjuan me gurë Kryeministrisë, arrestohet, por ja çfarë thotë policia
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme përpara Kryeministrisë. Një person është filmuar duke qëlluar me gurë hyrjen kryesore të Kryeministrisë.
Më pas shihet se kanë ndërhyrë forcat e Gardës së Republikës dhe policisë të cilat e kanë shtrirë atë në tokë duke i vënë prangat.
Policia ka dhënë detajet për identitetin e autorit dhe motivet e ngjarjes, por duket se zemërimi ndaj Ramës po shprehet tani edhe në forma individuale siç është ky i qytetarit që ka menduar të gjuajë me gurë, i vetëm, zyrën e kryeministrit.
Policia e Tiranës - Informacion paraprak

Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.
Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



