Të drejtat e të burgosurve/ Basha: Nga ushqimet, deri tek diskriminimi i punonjësve të burgjeve, ja çfarë nuk funksionon në sistemet peniticiare
Të drejtat e të burgosurve dhe sfidat e institucioneve peniticiare për të arritur në standardet ndërkombëtare ishte temë e diskutimit të kësaj të marte në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, ku i ftuar ishte politikani dhe ish-drejtuesi i lartë i burgjeve, Faik Basha.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditivin që ka bërë në sistemin e burgjeve në raportin e tij ka renditur disa problematika, ku më ndikueset janë problematikat me ushqimin dhe ilaçet dhe tenderat e dhënë për këto, pasi janë tendera të dhënë në kushte emergjence, të cilat janë parë si veprime korruptive, se pse ka pasur nevoja emergjente për ushqimet. Po kështu edhe për ilaçet tenderat që janë bërë për ilaçe të skaduara.
Sepse nga momenti i nisjes së tenderit, realizimit të tij, shpërndarja dhe deri sa ilaçi të vejë tek pacientët e burgosur, i afrohet data e skandencës së atyre medikamenteve.
Po ashtu është mungesa e specialistëve mjekë në burgje dhe trajtimin e të burgosurve me mjekë.
Recidivizmi është problem shumë i madh në vendin tonë. Po ashtu, kemi probleme me persona që pasi fitojnë lirinë, rikthehen shumë shpejt në burgje dhe kjo është tregues se sistemi i riedukimit të të burgosurve ka çeduar.
Po ashtu kemi shumë të burgosur që nuk kanë shumë mundësi për të pasur asistencë ligjore për t’iu ardhur në ndihmë këtyre të burgosurve.
Stafi i sigurisë në burgje është stafi më i diskriminuar në Republikën e Shqipërisë, gjë që ndikon drejtpërdrejtë tek trajtimi i të burgosurve”, u shpreh ndër të tjera Faik Basha.
NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË


