Plagjiaturat e rektorëve dhe dekanëve, Qeraxhi: Sot po flasim për institucione të kriminalizuara arsimore

Rektorë dhe dekanë me punime doktorature të realizuara me plagjiaturë dhe që tashmë janë futur në garën për drejtimin e fakulteteve.

Ishte kjo temë e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, ku i ftuar ishte Migen Qeraxhi nga “Qëndresa Qytetare”.

“Këtu po flasim që kemi institucione të kriminalizuara arsimore. Të gjithë heshtin dhe të duket si ai kodi i mafias “oferta”, ku nëse flet fikesh si pedagog, nëse hesht vijon punën.

Ne duhet të diskutonim për kriminalizimin, asnjë pedagog nuk flet. Kaluam pandeminë, asnjë studim nga Mjekësia nuk kemi për të të publikuar. Varfëria, asnjë nga pedagogët tanë nuk ka asnjë analizë. Pra këtu jemi sot!”, u shpreh Qeraxhiu.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË