Plagjiaturat e rektorëve dhe dekanëve, Shabani: Këta janë kriminalizuar, edhe Shullazi ra në burg se u përfshi në zgjedhjet në universitete
Rektorë dhe dekanë me punime doktorature të realizuara me plagjiaturë dhe që tashmë janë futur në garën për drejtimin e fakulteteve.
Ishte kjo temë e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës”, ku i ftuar ishte politikani dhe pedagogu Endri Shabani.
“Ajo që ka denoncuar Taulant Muka tregon dy gjëra, ku së pari që nuk ka një sistem kontrolli. Dhe kjo sepse kemi të bëjmë me një sistem që është kapur nga lart - poshtë.
Ne kemi Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave, ku në 34 vite vetëm ai nuk duhej të ishte aty.
Edhe këta kanë mbi 20 vite që zgjedhin njëri-tjetrin si rektor dhe dekanë dhe kanë qëndruar pa bërë asnjë produkt të tyrin.
Dhe kjo ka ndodhur sepse këta janë kriminalizuar. Ku paratë ia çojnë grupeve kriminale për arsye sigurie, shesin vendin e pedagogut për të përfituar para.
Pra këta e kanë kthyer në çiflig personal, ku nuk kanë një kundërshtar përballë. Dhe të mos harrojmë se Shullazi hyri në burg për shkak se u përfshi në zgjedhjet në universitete. E kuptoni për çfarë po flasim pra?", u shpreh Shabani.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË

