Po ngjisnin me këmbë Thethin, shpëtohen turistët gjermanë, njëri niset me helikopter drejt Tiranës
Një turist gjerman është aksidentuar pasditen e sotme në Theth, duke rënë në një greminë dhe duke u plagosur.
Ai ka qenë së bashku me 3 miq të tij duke bërë kalimin në këmbë nga Thethi për në Lepushë, kur ka rrëshqitur disa metra në greminë.
Mësohet se për pasojë ka pësuar dëmtime të renda në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Në ndihme të tij kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi i banoreve të Thethit Gjergj Mala, Marash Djegsina dhe Cesk Berishta, duke i dhënë ndihmën e parë dhe kanë pritur aty derisa ka mbërritur helikopteri për ta transportuar për në QSUT.
Ndërkohë miqtë e tij janë kthyer në Theth nga banoret e zonës.
“Shërbimet e emergjencave civile kanë kontrolluar zonën me helikopter dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve. Turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore. Falë punës së mirëorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e 3 turistëve të tjerë nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.”
