FOTO+VIDEO/ Kaos para bashkisë, protestuesit përplasen me policinë. Hidhet gaz lotsjellës, lëndohet Balliu dhe një efektiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 12:23
Është tensionuar situata tek protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës.
Protestuesit kanë tentuar të heqin barrierat mbrojtëse dhe janë përplasuir me policinë.
Në kundërpërgjigje policia ka lëshuar spraj drejt protëstuesve. Si pasojë ka ngelur i lënduar edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.
Ndërkohë që raportohet se është lënduar edhe një polic pasi është goditur me shishe në sy. Policia ka lëshuar edhe gaz lotsjellës.
