FOTOLAJM/ Protesta te bashkia, protestuesit ‘arrestojnë’ Veliajn, grumbullohen gomat për t'i vënë flakën

Qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar përpara Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt pas skandaleve me kompaninë ''5D''.

Në një manekin të veshur me rrobat e një të burgosuri, është vendosur fytyra e kryebashkiakut të Erion Veliajt.

Sipas tyre, Erion Veliaj e ka vendin në burg, për aferën e inceneratorëve, por edhe skandalin me drejtorët e tij.

Ky manekin është vendosur në koshin e mbeturinave dhe është sjellë në protestë, teksa opozita mban fjalën e saj.

Gjithashtu, në foto janë edhe drejtorët e bashkisë me mbishkrimin “hajdut”.  

Gjithashtu protestuesit kanë filluar të vendosin goma para bashkisë ku siç ka ndodhur edhe në protestat e tjera, atyre iu është vënë flaka.