FOTO-ALBUMI/ Vezë e gaz lotjsellës, ja çfarë nuk u pa tek protesta para bashkisë së Tiranës

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u mblodhën para bashkisë Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj. 

Reagimin përballë forcave të shumta të policisë e nisën me djegien e disa gomave që i sollën me vete.

Në tentativë për të shuar flakët, efektivët u përballën me reagimin e protestuesve.

Në këto kushte policia hodhi gaz lotsjellës ku një protestues si dhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu u lënduan nga gazi.

I lënduar mbeti edhe një efektiv policie i cili u godit me shishe në sy nga protestuesit. 

Ndërsa pas më shumë se 1 orë grumbullim, u njoftua që protesta e radhës do zhvillohet të mërkurën në ora 11:00.