Sa dinë Gjuhë Shqipe? 28 mijë maturantë përfundojnë testin e dytë
Që prej orës 10:00 deri në orën 12:30, 28 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të dytë, atij në Gjuhë-Letërsi.
Telefonat dhe komunikimi sipas rregullores nuk duheshin lejuar.
‘’Nuk lejohen. Telefonat i kemi dorëzuar’’, thanë disa nga studentët.
Kjo nuk e ka ndaluar faktin që pak minuta pas nisjes së testit në rrjetet sociale të publikohen të dy variantet e tezës.
Ashtu sic bën gjithmonë ministria e Arsimit edhe kete here reagoi duke u shprehur që publikimi i tezës nuk cënon provimin
Për maturantët testi ishte i lehtë dhe ishin të përgatitur.
‘’Ishte shumë mirë.
Të gjitha, na doli koha.
Kishte ca pyetje të vështira.
Ishim të njohur me pyetjet’', thanë disa nga maturantët.
Maturantët kanë dhe 1 javë kohë për tu përgatitur për provimin e rradhës atë të matematikës ndërsa provimi i fundit është ai i lëndës me zgjedhje që do të zhvillohet më 24 qershor.
